Friday 17-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Si falet namzi i Fiter Bajramit ?

admin
  • Krijuar : 30-04-24
  • / 44 Lexime

Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai?

Ebu Se’idi ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dilte në ditën e Fitrit dhe Kurbanit në vendin e namazit dhe gjëja e parë që bënte ishte namazi. Buhariu, 956

Si ta falim namazin e Bajramit?

Në rekatin e parë imami mer tekbirin fillestar duke thënë: “Allahu Ekber” për të filluar namazin. Pas këtij tekbiri ai duhet të thotë edhe gjashtë apo shtatë tekbire të tjera, bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Tekbiret e namazit të fitrit dhe të Kurbanit janë shtatë tekbire në rekatin e pare dhe pesë tekbire në të dytin, përveç tekbirit të rukusë.” Ebu Davudi ndërsa shejh Albani e ka klasifikuar si sahih në Irva’ul-Galil, 639.

Pastaj imami duhet të lexojë suren el-Fatiha dhe pas saj është mirë të lexojë suren Kaf në rekatin e parë.

Në rekatin e dytë, ai ngrihet duke thënë tekbirin, dhe kur të jetë i ngritur plotësisht, ai duhet të thotë edhe pesë tekbire të tjera, pastaj  të lexojë suren el Fatiha dhe më pas pëlqehet të lexohet surja El-Kamer.

Çfarë duhet lexuar në namazin e Bajramit?

Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) lexonte suren Kaf dhe suren el-Kamer gjatë dy Bajrameve. Përndryshe mund të të lexojë suren el-A’la në rekatin e parë dhe suren el-Gashije në të dytin, sepse është transmetuar nga Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) se ai e lexonte edhe suren el- A’la dhe el-Gashije në namazin e Bajramit.

Imami është mirë ta ringjallë Sunetin duke i recituar këto sure në mënyrë që muslimanët të njihen me traditën e Profeti salAllahu alejhi ve se-lem.

Mbajtja e hutbes pas namazit të Bajramit

Pas namazit, imami duhet t’u drejtohet njerëzve. Një pjesë e hutbes duhet t’u drejtohet posaçërisht grave, duke u treguar atyre për gjërat që duhet të bëjnë dhe duke u tërhequr vërejtjen për gjërat që duhet të shmangin, siç bënte Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame