1. Kryefaqja
  2. Fe
15 Maj 2025 10k
Fe

A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?

A ka namaz sunet para namazit të jacisë? Nëse ka, a mund të na tregoni argumentet?

Falja e suneteve para namazit farz të jacisë bazohet në disa hadithe. Midis tyre mund të përmendim disa.

 

1 – Profeti (s.a.s) thotë: Midis dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) kush ka deshirë mund të falë namaz. (Muslim, Salatul musafirin, 56). Duke u bazuar në këtë hadith mbas ezanit deri në çastin kur do të thirret ikameti mund të falet namaz nafile (vullnetare). Imam Shafiu duke u bazuar në këtë hadith para namazit të akshamit ka falur dy rekate sunet.

2 – Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) shpjegon se: “I Dërguari i Allahut (s.a.s) para dhe pas namazit të jacisë falte 4 rekate sunet, pastaj flinte”. Këtë hadith e gjejmë vetëm në disa burime të fikhut (Hashijetu Tahtaui ala Merakil Felah, fq. 328). Ndërsa në Sunenin e Said b. Mansurit gjejmë një transmetim ku Profeti (s.a.s) thotë: “Kush fal 4 rekate para namazit të jacisë quhet sikur ka falur namaz nate (tehexhud)”. Burimin e hadithit Nesaiu e ka marrë nga Ka’bi (r.a), ndërsa Bejhakiu nga Aishja (r.anha). Për më shumë hadithe ne lidhje me këtë çështje mund të shikoni tek Nasb er-Raje i Zejla’iut, II/145 dhe Nejl el-Eutar i Sheukaniut, III/18.

3 – Ka transmetime, që Profeti (s.a.s) ka falur midis akshamit dhe jacisë 6 ose 10 rekate, të cilat mund të jenë edhe sunete të jacisë. Mes 6 rekateve, 2 prej tyre mund të jenë sunetet e akshamit, 4 të tjerat mund të jenë namaz Euabin. Në këtë rast më e sigurtë është konsideruar mundësia që këto rekate janë namaz Euabin. Ndërkohë që për namazin e Euabinit ka hadithe të saktë.

Nëse ato janë 10 rekate, atëherë përveç gjashtë rekatëshit shtohen edhe katër rekate sunet para jacisë.

Nisur nga këto transmetime Medhhebi Hanefi në përgjithësi ka marrë në konsideratë, që para namazit të jacisë ka katër rekate sunet, të cilat mund të falen së bashku me një selam ose dy e nga dy me dy selame.

Allahu di gjithçka më së miri!/insi.al/

#Bota islame#Islam#Feja islame#Kuran#Hadith#Qabja#Islami tradicional#Histori islame#Profeti Muhammed
Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

3 min

Numri Sekret (Pi)

Numri Sekret (Pi)

8 min

Qabja dhe Kiswa-ja

Qabja dhe Kiswa-ja

7 min

Xhamia Nurosmanije - historia dhe arkitektura e saj

Xhamia Nurosmanije - historia dhe arkitektura e saj

3 min

NATA E KADRIT

NATA E KADRIT

Në trend

Shiko të gjitha
Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

Muzdelifeja! Rëndësia e saj gjatë Haxhit.

18 Maj 2026 3 min lexim 3.5k
Numri Sekret (Pi)

Numri Sekret (Pi)

1 Maj 2026 8 min lexim 6.3k
Qabja dhe Kiswa-ja

Qabja dhe Kiswa-ja

7 Pri 2026 7 min lexim 11.9k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro