1. Kryefaqja
  2. Të tjera
6 Pri 2022 4.1k
Të tjera

Avokatja e parë penale me hixhab që mori titullin "Këshilltarja e Mbretëreshës"

Sultana Tafadar, nga një familje emigrante me origjinë nga Bangladeshi në Angli më 21 mars u emërua në "Queen's Counsel" (Avokati i Mbretëreshës)

Londër

Sultana Tafadar, e cila është fëmija e një familjeje emigrante me origjinë nga Bangladeshi u bë "avokatja e parë për çështje penale me shami" e emëruar "Queen's Counsel" (Avokati i Mbretëreshës), posti më i lartë që mund të mbajë një avokat dhe në ditët e sotme ajo drejton nismën ndërkombëtare për të luftuar ndalimin e shamisë ndaj avokatëve në Francë.

Sultana Tafadar, e cila vinte nga një pakicë etnike në Angli dhe u emërua në "Queen's Counsel" më 21 mars, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregon historinë e ngritjes së saj në krye të profesionit të saj pavarësisht të gjitha vështirësive që hasi në hyrjen historike të Gjykatës Old Bailey në Londër.

E lindur në një familje nga Bangladeshi në Luton, afër Londrës, Tafadar mban postin e Këshilltares së Mbretëreshës, e cila ka vetëm 1.928 avokatë në të gjithë vendin, të cilët mund të këshillojnë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.

Tafadar tha se procesi i emërimit në këtë post nuk ishte i lehtë dhe ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë. "Nëse shikoni numrin e grave të emëruara në Këshillin e Mbretëreshës, numri nuk është aq i lartë. Vetëm 575 gra janë emëruar për Queen's Counsel. Nëse shikoni nga raca e zezë dhe të pakicave etnike, aktualisht janë emëruar rreth 34 gra. Kur bëhet fjalë për gratë me shami, jemi vetëm 2 prej nesh dhe unë jam avokatja e parë penale me shami", tha ajo.

Duke u shprehur se është shumë e lumtur që është emëruar në këtë pozicion, Tafadar tha: "Është ëndrra e çdo avokati të jetë Queen's Counsel. Jam absolutisht e kënaqur që jam emëruar në këtë pozicion".

- “Shumicën e herave pyesnin nëse je përkthyese, por nuk pyesnin nëse je avokate e çështjes”

Duke theksuar se gratë me prejardhje të pakicave etnike dhe gratë me shami përballen me vështirësi të ndryshme në jetën e biznesit, Tafadar tha: “Kur fillova këtë punë, isha e vetmja me shami në gjykatën penale dhe shkoja në gjykatë. Shpesh ndodhte një heshtje e madhe në gjykata dhe ata nuk ishin të sigurt se kush isha dhe çfarë po bëja".

"Ata pyesnin nëse isha e akuzuar dhe shpesh nëse isha përkthyese, por nuk pyetnin: 'A jeni ju avokate e çështjes?. Pra, ka sfida që njerëzit bëjnë supozime se kush jeni, që ju duhet t'i kapërceni. Ata bëjnë supozime për aftësinë tuaj dhe duhet kohë për t'i thyer ato supozime. Këto janë llojet e sfidave me të cilat unë jam përballur gjatë gjithë karrierës sime”.

- "Praktikat diskriminuese në Francë janë mohimi i lirisë së shprehjes"

Tafadar tha se ishte një ironi shumë e trishtueshme, kur iu kujtua vendimi i Gjykatës së Lartë Franceze se "ndalimi i shamisë në profesionin e avokatit nuk përbën diskriminim" rreth dy javë përpara se të emërohej në Këshillin e Mbretëreshës.

"Unë jam emëruar në Queen's Counsel në Angli, gjë që tregon se jam në 2 përqindëshin e parë të profesionit ligjor. Kam veshur hixhabin në emërimin tim në këtë pozicion. Avokatët e tjerë mbajnë parukë, por unë jam liruar nga veshja e tyre. Por, në Francë ka një skenar krejtësisht tjetër, pikërisht në anën tjetër të kanalit, avokatet nuk lejohen të shkojnë në gjykatë me shami, gratë nuk lejohen të përmbushin kapacitetin dhe potencialin e tyre të plotë. Gratë nuk lejohen në të gjitha fushat e jetës, jo vetëm në gjykatë. Ata nuk lejohen të merren me sport, nuk lejohen të marrin pjesë në profesionin e tyre në publik”, tha ajo.

Duke deklaruar se këto praktika diskriminuese të Francës janë ekuivalente me diskriminimin e bazuar në gjini, racë dhe fe, Tafadar tha: "Kjo është gjithashtu mohimi i lirisë së shprehjes. Pra, ka më shumë se një të drejtë që shkelet. Është pak e mërzitshme për mua të jem këtu edhe pse e festoj suksesin tim dhe e shijoj atë e di që në anën tjetër të kanalit (Francë) njerëzit nuk do të jenë në gjendje të përfitojnë nga lloji i mundësive që unë gëzoj".

- "Ne po aplikojmë në OKB për të luftuar ndalimin e shamisë në Francë"

Tafadar theksoi se ajo është ndër udhëheqëset e fushatës ligjo

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim 17
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim 20
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro