1. Kryefaqja
  2. Vendi
9 Gush 2025 17.1k
Vendi

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut dënon ofendimet ndaj Mulla Jakup Hasipit dhe shqiptarëve

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut dënon ofendimet ndaj Mulla Jakup Hasipit dhe shqiptarëve

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të cilësuara si të pamatura, përçarëse dhe antikombëtare, të bëra nga persona të pakualifikuar për çështje fetare. Në një deklaratë zyrtare, BFI shpreh indinjatën e saj për ofendimet e drejtuara ndaj hoxhës së njohur tashmë të ndjerë, Mulla Jakup Hasipi nga Sllupçani i Kumanovës, si dhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

 

Deklarata e plotë:

DEKLARATË

Bashkësia Fetare Islame e RMV, me keqardhje, po përcjell deklaratat e pamatura, me përmbajtje përçarëse dhe antikombëtare, të bëra nga persona jokompetent për çështje fetare, të cilat ofendojnë personalitete të kalibrit të lartë fetar dhe kombëtar, në veçanti hoxhën e mirënjohur, tashmë të ndjerin Mulla Jakup Hasipi nga Sllupçani i Kumanovës si dhe ofendimi i rëndë ndaj shqiptarëve të Republikës së Maqedinisë së Veriut.

Edhe pse BFI-ja asnjëherë nuk është marrë me persona të tillë, të pakualifikuar për çështjen e besimit dhe të nivelit të ulët, sot ndjen obligim moral dhe institucional t’ia bëjë me dije opinionit se Mulla Jakup Hasipi ka qenë një myfti dhe hoxhë i kalibrit të lartë, prezantues i shkëlqyer i veprave madhore islame, simbol i dijes, i devotshmërisë dhe i sakrificës. Kur ka qenë nevoja dhe me tërë jetën dhe qenien e tij, ka kontribuar në çështje madhore kombëtare, duke kultivuar vlerat morale, shpirtërore dhe njerëzore.

Andaj, Bashkësia Fetare Islame nuk pajtohet me çdolloj deklarata të tilla të pabaza dhe të pamatura që dërgon drejt islamofobisë që synon të dëmtojë vlerat fetare, të prishë harmoninë ndërfetare mes besimeve të ndryshme në vendin tonë dhe të mbjellë përçarje në shoqëri.

Pjesëtarët e fesë islame në Maqedininë e Veriut kanë vetëdije të lartë për kombin, besimin, shoqërinë dhe atdheun e tyre. Këtë e kanë dëshmuar dhe vazhdojnë ta dëshmojnë në çdo sferë të jetës.

BFI me indinjatë të thellë konstaton se z. Asdren Shala, i ashtuquajtur opinionist, jo vetëm që ka ofenduar të ndjerin Mulla Jakup Hasipi, por ka fyer edhe popullin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, duke harruar me qëllim kontributin e madh që ky popull ka dhënë për Kosovën në çdo situatë të vështirë – në veçanti gjatë kohës së largimit të dhunshëm të dëbuarve nga Kosova nga represioni i regjimit të egër të Millosheviqit, kur me qindra mijëra u pritën si vëllezër në shtëpitë e tyre, si dhe nga shteti ku ne jemi pjesë konstituuve dhe përbërëse e tij.

Bashkësia Fetare Islame këshillon që të tregohet maturi në qëndrimet publike ndaj besimeve dhe diversitetit fetar e kulturorë, me qëllim të mbrojtjes së vlerave madhore që populli ynë i ka kultivuar me shekuj.

Kujdes! Mos prekni në çështjet më vitale dhe më të ndishme të kombit siç është diversiteti kulturor dhe harmonia ndërfetare. Të merren me çështjet më madhore të kombit dhe rrugës euroatlantike.

Zyra për informim pranë BFI e RMV

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Kur fillon Ramazani 2026? Arabia Saudite njofton se nesër fillon agjërimi

Kur fillon Ramazani 2026? Arabia Saudite njofton se nesër fillon agjërimi

Arritje që nderojnë arsimin fetar dhe kombëtar: Nxënësit e medreseve të KMSH vlerësohen me medalje nga Kryeministri i Shqipërisë

Arritje që nderojnë arsimin fetar dhe kombëtar: Nxënësit e medreseve të KMSH vlerësohen me medalje nga Kryeministri i Shqipërisë

2 min

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë forcon marrëdhëniet dypalëshe me Kuvajtin

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë forcon marrëdhëniet dypalëshe me Kuvajtin

2 min

KMSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Unionin e Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani

KMSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Unionin e Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani

2 min

“Nënkryetari i KMSH i kundërvihet Ben Blushit: Rinia nuk i kthehet fesë nga boshllëku, por nga pjekuria”

“Nënkryetari i KMSH i kundërvihet Ben Blushit: Rinia nuk i kthehet fesë nga boshllëku, por nga pjekuria”

Në trend

Shiko të gjitha
Kur fillon Ramazani 2026? Arabia Saudite njofton se nesër fillon agjërimi

Kur fillon Ramazani 2026? Arabia Saudite njofton se nesër fillon agjërimi

18 Shk 2026 19.9k
Arritje që nderojnë arsimin fetar dhe kombëtar: Nxënësit e medreseve të KMSH vlerësohen me medalje nga Kryeministri i Shqipërisë

Arritje që nderojnë arsimin fetar dhe kombëtar: Nxënësit e medreseve të KMSH vlerësohen me medalje nga Kryeministri i Shqipërisë

25 Dhj 2025 2 min lexim 14.1k
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë forcon marrëdhëniet dypalëshe me Kuvajtin

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë forcon marrëdhëniet dypalëshe me Kuvajtin

23 Nën 2025 2 min lexim 14k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro