Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro
  1. Kryefaqja
  2. Të tjera
12 Tet 2022 3.1k
Të tjera

Cka është Mevludi dhe si ka filluar e vazhdon të festohet në trevat shqipëtare?

Ditëlindja e Profetit (a.s.), është një ngjarje e shënuar, ceremonia e së cilës është quajtur “mevlud” dhe simbolizon dashurinë dhe përkushtimin e besimtarëve myslimanë ndaj Krijuesit dhe krijesës më të dashur te Allahu (xh.sh). Si i tillë, mevludi ngërthen në vetvete veprime të ndërthurura duke filluar nga leximi i Kuranit famëlartë, këndimi i salavateve edhe selameve mbi Muhamedin (a.s), përshkrimit të jetës profetike, duke nxjerrë porosi dhe mesazhe për jetën tonë të përditshme, dëgjimin e ligjëratave dhe porosive hyjnore, e deri te lutja e përbashkët.

Pejgamberin (a.s.) e kanë lavdëruar dhe vazhdojnë ta lavdërojnë fetarët e devotshëm, dijetarët, por edhe shkrimtarët, të cilët me shkrimet e me këndimet e tyre artistike, në forma të ndryshme, kanë shprehur devotshmërinë dhe respektin e duhur për Pejgamberin (a.s.).

Dihet se Esh-Shejh Ebu El-Hattab bin Dihjete, në fillim të shek. të VII-të hixhri, shkroi një poemë (Mevludin e parё) për Sulltan Mudhaffer Kevkeburin, rreth lindjes së Pejgamberit (a.s.), të titulluar “Et-Tenviru fi Mevlidi-El-Beshiri En-Nedhiri”[26] dhe për këtë vepër Sulltani e shpërbleu shkrimtarin me 1.000 dinar (monedha ari).

Prej mevludeve më të njohur dhe më të përdorur te turqit është “Vesiletu En-Nexhat” (Mjeti për shpëtim), që e përpiloi poeti turk Sulejman Çelebi në qytetin Bursa, në vitin 1409 m., pastaj pason mevludi i autorit kurd Mela Bate, i cili njihet edhe me emrin Mulla Hasan Ertushi.[27]

Edhe shkrimtarët shqiptarë të letërsisë Islame, kanë shkruar Mevlude origjinale, apo përkthime, që nga shek. XIX. Të theksojmë se te shqiptarët, shumica e këtyre mevludeve janë shkruar në periudhën e Rilindjes Kombëtare, nga personalitete dhe dijetarë të shquar e të dëshmuar, si në rrafshin fetar, po ashtu edhe në rrafshin kombëtar. Duhet theksuar se, deri sot, njihen mbi 30 mevlude të shkruara nga personalitete të njohura në fusha të ndryshme të fesë dhe të letërsisë, të cilët me mjeshtërinë e tyre dhe në mënyrë artistike e shembullore, thurën lavde e konsiderata, si për askënd tjetër, për të Dërguarin e Zotit, Muhamedin (a.s.). Mevludi i parë besohet tё jetë ai i poetit tё madh, Hasan Zyko Kamberi, por mevlude kanë shkruar edhe Muhamed Çami, Ismail Flloqi, Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Tahir efendi Popova, etj. Shkrimtarët shqiptarët kanë vazhduar të shkruajnë mevlude edhe gjatë shekullit XX-të.

Kremtimi i mevludit në trevat shqiptare nuk dihet se kur ka filluar ekzaktësisht, por ajo që dihet është se mevludi i parë i shkruar si krijimtari artistiko-letrare te shqiptarët i takon shekullit XVIII, pikërisht periudhës së Rilindjes Kombëtare, i shkruar nga rilindësi i shquar, Hasan Zyko Kamberi. Ndërsa në fundshekullin e XX-të, libri që ka depërtuar më tepër në shtëpinë e myslimanëve është ai me titull “Mevludi Sherif” i Hafiz Ali Riza Ulqinakut. Sot njihen 20 mevlude të shkruar nga autorë të ndryshëm shqiptarë.

Në fillesat e tij (mevludit) në Shqipëri, besimtarët tradicionalisht informoheshin nga ligjëratat që mbaheshin në xhami, por edhe nga flamujt që vendoseshin nëpër minaret e xhamive. Kështu kur ata shihnin flamujt tek valëviteshin nëpër minare në mos mevludi e kuptonin se kishin të bënin me një ngjarje të rëndësishme. Flamujt gjithashtu nxisnin besimtarët të falënderonin Zotin dhe të përkujtonin lindjen e të dashurit të Tij, Muhamedit (a.s.). Organizimi publik i ceremonisë së Mevludit në trevat shqiptare filloi në dekadën e fundit të shekullit XX, pasi më parë ishte eksluzivitet i xhamive, por edhe në shtëpi besimtarët këndonin mevlud në gjirin e tyre familjar.

Mevludi historikisht është organizuar në formë ceremonie në shtëpi ose faltore, ku këndohen pjesët më të spikatura prej hafizësh ose të tjerëve që kanë zë të bukur. Pas faljes dhe këndimit të mevludit ka qenë zakon qerasja me gjëra të sheqerosura (kryesisht sherbet) më pas këndoheshin salavate e ilahi.

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim 17
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim 20
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur