Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro
  1. Kryefaqja
  2. Të tjera
4 Qer 2022 2.3k
Të tjera

Leja e re e qarkullimit pa afat skadence , ja disa nga avantazhet për shoferët

Drejtoria e Transportit Rrugor njofton se nga dita e hënë, 6 qershor 2022, do të dalë leja e re e qarkullimit të mjetit, për të gjithë shoferët në Shqipëri. Kjo leje vjen për herë të parë pa afat skadence dhe me më pak kosto.

Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Ndërkohë, me lejen e re të qarkullimit, unifikohen të gjitha dokumentat e mjetit në një dhe do kushtojë vetëm 2,100 lekë.

May be an image of text that says "REPUBLIKA E SHQIPERISE REPUBLIC OF ALBANIA DPSHTRR Prezantim i Lejes sẽ Qarkullimit të re Presentation about the new Registration Certificate DREJTORIAEPENSTISNE LEJE QARKULLIMI serial 0000000000000 Kjo Leje Qarkullimi eshte leshuar me Qershor, 2022 This registration certificate issued from June 6, 2022 MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE DREJTORIA PERGJITHSHME SHERBIMEVE TE TRANSPORTIT RRUGOR MINISTRY OF INFRASTRUCTURE AND ENERGY GENERAL DIRECTORATE OF ROAD TRANSPORT SERVICES"

Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

DPSHTRR prezanton avantazhet direkte për qytetarët:

– Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!

– Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!

– Leja e re nuk ka afat skadence!

– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

– Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!

No photo description available.
No photo description available.

– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: watermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!

– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!

– Personalizimi (teksti) me puntim!

– Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikua

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim 12
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim 12
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur