1. Kryefaqja
  2. Të tjera
6 Shk 2023 3.5k
Të tjera

Liderët fetarë shqiptarë dua dhe mesazhe ngushëllimi për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Pas tërmetit të sotëm në pjesën lindore të Turqisë dhe një pjesë të Sirisë prej 7.6 Rihter, ku mbetën të vdekur shumë persona dhe u lenduan shumë të tjerë, e dëmet materiale në ndërtesa kanë kaluar shifrën e mijërave, kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe dua për popullin mik turk dhe atë sirian edhe liderët fetar shqiptar.

Në mesazhin e tij, kryetari i Kmsh-së, H,Bujar Spahiu është shprehur:"Tërmeti i rëndë që ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë dhe Sirinë duket se është me pasoja të rënda. Zoti i mëshiroftë ata që kanë humbur jetën, u dhëntë shërim të shpejtë të lënduarve dhe ua lehtësoftë këtë sprovë të dy popujve!".

Kurse Reisul Ulema i Maqedonisë së Veriut, Hfz.Shaqir Fatahu në telegramin e Tij ngushëlluse është shprehur:"

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikllim të madhë morëm lajmin e hidhur me rastin e goditjes nga tërmeti të disa vendeve të Turqisë që solli dëme të mëdha në sferën materiale, por edhe në ate njerëzore. Mbesim me shpresë se numri i viktimave do të jetë sa më i vogël. Andaj, në emër të BFI e RMV dhe në emër të të gjithë besimtarëve të vendit Republikës së Turqisë dhe Dijanetit të Turqisë ju shprehim ngushllime të thella dhe përkrahje në këto momente të rënda me lutje Allahut Fuqilplotë që t'i ndihmojë popullit turk, familjeve të viktimave t'ju jep durim të paluhatshëm, ndërsa të gjithë atyre që humbën jetën i Madhi Zot t'ju falë xhennetin e amshueshëm.

Solidarizohemi me gjithçka me popullin turk në këto momente të rënda të tij.

Zoti ju ndihmoftë.

REISUL ULEMA I BFI E RMV

H.HFZ. SHAQIR EF. FETAI".

Edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava përmes BASHKËSISË Islame të Kosovës ka shprehur mesazhin e tij dhe të besimtarëve nga Kosova, ai shprehet :"

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryetarit të DIJANET-it, prof. dr. Ali ef. Erbash, për shprehur solidaritetin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës me popullin turk pas tërmetit që ndodhi sot në disa zona të Turqisë.

Në telegramin e tij, Myftiu Tërnava, luti Zotin që të lënduarve t’u japë shërim, familjarëve të të vdekurve, Zoti t’u falë durim, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i shpërblejë me Xhenet! Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës, ndan dhembjen me popullin turk dhe se është çdoherë me ju në çdo situatë.

Telegrami i plotë i Myftiut Tërnava:

Me dhembje të thellë morëm lajmin për tërmetin që goditi disa zona në jug të vendit tuaj.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas tërmetit shkatërrues që goditi jugun e Turqisë në mëngjesin e sotshëm.

Andaj me këtë rast, e lusim Zotin xh.sh. që të vdekurit t’i shpërblejë me Xhenet, të lënduarit t’i shërojë sa më shpejtë, dhe familjarëve të të vdekurve, Zoti t’iu falë durim që ta kapërcejnë sa më lehtë këtë gjendje të rëndë.

Në këto çaste të vështira për popullin turk, Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe tërë populli i Kosovës, ndan dhembjen dhe është me ju në çdo situatë. Andaj, pranoni ngushëllimet tona të përzemërta, me lutjet drejtuar Krijuesit Suprem që të falë mëshirë dhe durim për popullin tuaj në këto momente të vështira, për të tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje të rënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi disa rajone të vendit tuaj!

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim 17
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim 20
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro