1. Kryefaqja
  2. Të tjera
24 Maj 2022 2.8k
Të tjera

Myftiu Tërnava në konferencën e Dialogut Ndërfetar!

Nën patronazhin e shkëlqesisë së tij, sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz al-Thani, ka nisur punimet Konferenca e 14 për dialogun ndërfetar, me titull “Fetë dhe gjuha e urrejtjes ndërmjet praktikës dhe teksteve”.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë rreth 300 personalitete të ndryshme nga 70 vende të botës, delegacione të shumta nga e mbarë bota, ministra, zëvendësministra, përfaqësues të religjioneve të ndryshme, hulumtues, studiues dhe personalitetet më eminente të kësaj fushe nga vendet e ndryshme të botës.

Në këtë Konferencë po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili po shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti.Konferenca u hap nga ministri për Çështje të Jashtme i shtetit të Katarit, Sulltan bin Sad al-Murejhu, i cili të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje, duke theksuar se Qeveria e Katarit dhe populli i saj janë të përkushtuar për dialog ndërfetar dhe për respektim të vlerave të larta morale e njerëzore.

Më pas, të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i Qendrës DICID, dr. Ibrahim al Nuajmi, i cili iu uroi mirëseardhje mysafirëve pas një mungese 2 vjeçare për shkak të virusit Korona. Ai në fjalën e tij u përqendrua në rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ndikimit të tij në përmirësimin e bashkëjetesës ndërmjet popujve dhe shoqërive anekënd botës, duke theksuar kështu rolin e të gjithë njerëzve vullnetmirë për luftimin e gjuhës së urrejtjes, andaj edhe kanë zgjedhur si temë boshte të kësaj Konference temën “Fetë dhe gjuha e urrejtjes ndërmjet praktikës dhe teksteve”.

Konferenca më pas vazhdoi me shfaqjen e një filmi të shkurtër, ku u shfaqën aktivitetet e Qendrës DICID Doha gjatë një dekade në kontributin e saj për dialogun ndërfetar. Në këtë seancë gjithashtu u shpërblyen edhe tri personalitetet dhe tri institucione për aktivitetin e tyre në dialogun ndërfetar.

Kryefaqja

Ndaje

Lajmet e fundit

Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

1 min

Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

1 min

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Minaret e fundit të Xhamisë së Madhe janë kurorëzuar me Gjysmëhënën

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Sulm ndaj Ambasadës së Helsinkit të Turqisë me bojë dhe bomba tymuese

Në trend

Shiko të gjitha
Si bëhet mysliman Mike Tyson

Si bëhet mysliman Mike Tyson

5 Maj 2024 1 min lexim 12
Profesionet e profeteve

Profesionet e profeteve

4 Maj 2024 1 min lexim 12
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës nisin drejtpërdrejt fushatën e mbledhjes së fondeve për Gazën

2 Nën 2023 5k
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera

Media islame e pavarur — lajme, kulturë dhe vlera.

Qëndro i informuar

Merr njoftime për çdo lajm të ri direkt në email.

Eksploro

Rreth neshKontaktPrivatësia

Kontakt

info@botaislame.al

Tiranë, Shqipëri

Na ndiq

© 2026 Bota-Islame.com. All rights reserved.

Media e pavarur
Bota Islame
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Histori Islame
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Religjion
  • Shendeti
  • Teknologji
  • Te tjera
Dhuro
Bota IslameBota IslameMedia · Kulturë · Vlera
  • Aktualitet›
  • Ekonomi›
  • Histori Islame›
  • Kuriozitete›
  • Lifestyle›
  • Opinion›
  • Religjion›
  • Shendeti›
  • Teknologji›
  • Te tjera›
Dhuro