Friday 17-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

3 GRA IKONIKE MUSLIMANE QË UDHËHOQËN ME SHEMBUJ

admin
  • Krijuar : 28-04-24
  • / 221 Lexime

1) HATIXHE BINT KHUVEJLID

Hatixheja, e cila ishte një e ve 40-vjeçare, u martua me Profetin Muhamed (a.s.), një 25-vjeçar i cili nuk ishte martuar asnjëherë. Megjithatë, Profeti a.s. asnjëherë nuk e ka parë këtë si një çështje për t'u diskutuar. Ata kishin një marrëdhënie tepër të fortë dhe të bukur, me 6 fëmijë: Kasimin, Zejnebin, Abdullahun, Umm Kulthumin, Fatimen dhe Rukajen. Ajo luajti një rol të jashtëzakonshëm në jetën e Profetit Muhamed a.s., ajo e forcoi zemrën e tij me mjaft dashuri dhe besim për ta fuqizuar Profetin Muhamed për të mbajtur përgjegjësinë që Allahu s.w.t i vuri atij.

Hatixheja e siguroi Profetin Muhamed a.s. për favorin e Allahut xh.xh. kur ai ishte i shqetësuar se ai mund të tregohej i padenjë dhe më pas të braktisej. Si gruaja dhe partnerja e tij, ajo dha mbështetjen e plotë morale, financiare dhe emocionale që i nevojitej. Hatixheja ishte një grua shumë bujare, e cila jo vetëm mbante dhe punonte për familjen dhe vendin e saj të punës, por edhe u jepte dhurime të varfërve, jetimëve, të vejave dhe të sëmurëve.

Një herë Profeti Muhamed (a.s) i tha Aishes, kurbajo e kishte pyetur mbi hz. Hatixhen se: “A kishte ndonjë tjetër si ajo? Ai a.s. I ishte përgjigjur që: Betohem në Allah se Ai nuk më ka dhënë askënd aq të mirë sa ajo. Kur njerëzit më mohonin, ajo besonte në mua; ajo më pohoi kur njerëzit më etiketuan si gënjeshtar; kur njerëzit më privonin, ajo më mbështeti nga pasuria e saj; dhe Zoti më dha fëmijë nëpërmjet saj.”

Profeti Muhamed (a.s.) nuk mori një grua tjetër vetëm pasi vdiq Hatixheja. Dashuria për gruan e tij të parë mbeti e rrënjosur thellë në zemrën e tij edhe pas vdekjes së saj. Në krah të njeriut më të madh në histori, jo vetëm në Islam, por edhe në botën laike, Hatixheja ishte një grua mahnitëse.

2) AISHJA, BIJA E EBU BEKRIT r.a.

Aishja ishte e bija e Ebu Bekr Al-Siddik, shokut dhe mikut më të mirë të Profetit Muhamed (a.s.). Aishja gjithashtu nderohet shumë dhe përshkruhet si një nga "Nënat e besimtarëve" në mesin e muslimanëve. Ajo ishte një nga dijetaret më të mëdhaja të Islamit, me ndikim të jashtëzakonshëm në komunitet pas vdekjes së Profetit Muhamed a.s. dhe zinxhirët e saj të transmetimit mbahen në konsideratë të lartë mes muslimanëve sunitë. Në fakt, në disa sektorë myslimanë, Aishja përcolli hadithet (thëniet dhe veprimet e Profetit) më autentike dhe thuhej se ishte më e afërta me të – madje edhe më e afërt se shokët e tij meshkuj, sahabët.

Aishja e kalonte kohën e saj duke mësuar Islamin dhe duke transmetuar hadithe. Ajo ishte një grua jashtëzakonisht e fortë dhe inteligjente, e përshkruar edhe shpesh si me një personalitet argëtues dhe gjithashtu një nga marrëdhëniet më të bukura me Profetin Muhamed (a.s). Ajo ishte një grua që mbrojti të vërtetën dhe drejtësinë. Ka pasur disa ajete nga Kurani të cilat janë shpallur për shkak të saj; një nga më të famshmit mbi ngjarjen kur ajo u akuzua për tradhti bashkëshortore nga armiqtë e saj.

Pra, Allahu (swt) dërgoi këtë mesazh:

"S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh. 
E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e qartë?!" 
Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët. 
E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t'ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët. 
Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije flisit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe. 
E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!" 
All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë. 
All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë. 
Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini. 
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm." (24:11-20).

Profeti Muhamed (a.s) i kaloi ditët e fundit të jetës së tij të bekuar me Aishen dhe vdiq në prehrin e saj. Me një karakter dhe sjellje të pastër, të dlirë, që i dha asaj një reputacion të dashur në mesin e shumë ndjekësve të Islamit, ajo besohet gjerësisht si e bekuar dhe një nga gratë e zgjedhura të Parajsës.

 

 

3) FATIMA, BIJA E PROFETIT MUHAMMED (a.s.)

Fatimah bint Muhamed, e bija e Profetit Muhamed (a.s.) dhe Hatixhe bint Khuvejlid. Ajo lindi pak para fillimit të misionit të Profetit Muhamed (a.s.) Ajo ishte e martuar me 'Ali ibn Ebi Talibin, kalifin e katërt të Islamit, pas Betejës së Bedrit. . Ajo e donte më së shumti babain e saj dhe e mbronte me shumë guxim. Siç është thënë nga Profeti Muhamed (s.a.v.) ajo do të jetë udhëheqësja e grave në Xhenet. Ajo ishte një grua që bëri një jetë me varfëri dhe luftë ekstreme. Ajo ishte nëna e dëshmorëve më të mëdhenj të Islamit - djemve të saj - Hasanit dhe Huseinit r.a. .

Fatimeja ishte një grua e pjekur, kishte durim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, ndërsa përballej me sprova dhe mundime të vështira. Ashtu si nëna e saj, Hatixheja, edhe ajo ishte një grua shumë bujare dhe dhuruese, e cila jo vetëm e përkrahte babanë e saj dhe të vërtetën, por gjithashtu ishte bujare dhe dhembshur edhe ndaj të varfërve. Ajo ishte gjithashtu studente master e Islamit. Ajo rrëfeu të gjithë historinë e Tamim al-Dari dhe ia kushtoi kohën e saj mësimit, edhe pas pikëllimit që po kalonte. Ajo nxitonte në xhami sa herë që dëgjonte se do të kishte një predikim më pas. Ajo u angazhua për të mësuar përmendësh hadithet e gjata dhe të hollësishme të Sahihul-Muslim dhe përmbledhjeve të tjera dhe, më vonë të gjitha ato përmbledhje u konfirmuan në çdo detaj nga transmetuesit e tjerë.

Transmetohet nga Mesruku, që hz. Aishja të ketë thënë:

Fatimeja erdhi duke ecur, ashtu sipas mënyrës së ecjes së Profetit Muhamed (a.s.) Babai i saj i tha: 'Mirë se erdhe, o bija ime.' Më pas ai e uli atë në të djathtë ose në të majtë të tij, pastaj i tha asaj diçka në mënyrë private dhe ajo qau. I thashë: ‘Pse po qan?’ Pastaj ai i tha diçka po privatisht dhe ajo buzëqeshi. Unë thashë: "Kurrë nuk kam parë diçka të tillë që kam parë sot, në gëzim kaq afër pikëllimit". E pyeta atë se çfarë të tha, por ajo më tha që 'nuk mund të nxjerr një sekret të Profetit a.s.' . Kur Profeti Muhamed (a.s.) ndërroi jetë, e pyeta përsëri dhe ajo tha: 'Më tha, Xhibrili e rishikonte Kur'anin me mua një herë në vit, por këtë vit ai e rishikoi me mua dy herë. Kështu që unë e di se koha ime e caktuar (e vdekjes) po afron'. Prandaj unë qava. Pastaj tha: 'Dhe ti do të jesh e para nga familja ime që do të bashkohesh me mua. A nuk do të të pëlqente të jesh prijëse e grave të Xhenetit apo e grave të besimtarëve?' Kështu që unë buzëqesha.”
– Sahih el-Buhari

Fatimja jetoi gjashtë muaj pas vdekjes së babait të saj. Ajo u varros natën. Me pastërtinë, dlirësinë, karakterin dhe sjelljen që kishte, krahas të qenit një njeri i drejtë, ajo ishte një grua e bekuar dhe e zgjedhur e Xhenetit. Në këtë ditë dhe epokë, është e trishtueshme të shohësh se ka një numër të madh njerëzish që mendojnë se “Islami i shtyp gratë, burrat po dominojnë ndaj grave në Islam, gratë nuk mund të punojnë dhe kanë për qëllim të kujdesen për shtëpinë dhe familjen, Femrat muslimane janë më pak të kualifikuara, gratë muslimane janë më pak të arsimuara, Islami nuk u jep grave të drejtat e saj” apo dhe shumë të tjera. Në fakt, nëse studion historinë e Islamit, shihet se gratë kanë pasur një rol të madh në kontributin në komunitet. Ata ishin mjetet për të përhapur mesazhin e fesë së bukur - Islamit. Ato ishin të arsimuara, të forta, inteligjente, kishin pasion për të mësuar, punonin, ruanin punën dhe jetën familjare, mbështetnin burrat e tyre dhe ruanin modestinë. Historia tregon se sa të forta mund të jenë gratë muslimane - dhe sigurisht nuk është ajo që portretizojnë disa media dashakeqe ose në rastin më të mirë të pa informuara. Është koha që femrat muslimane të përqafojnë gjënë e duhur, të zgjerojnë procesin e tyre të të menduarit dhe të bëjnë përojekjet e tyre, sepse kur femra është e angazhuar, ato nuk bëjne asgjë më pak se përsosmërinë. Dhe grave që i dorëzohen stereotipit të shëmtuar kundër normave islame, u them se nuk e dini se çfarë ju mungon dhe është koha për të kërkuar këtë dituri. Si një grua muslimane, unë i kam femrat muslimane si modele, prej të cilave mund të mësoj dhe të predikoj atë që mësoj dhe të shpresoj për Xhenetin në Ahiret. / B. Y. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame