Tuesday 17-06-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

I varfëri dhe i pasur në shoqëri me Muhamedin a.s.

admin
  • Krijuar : 03-11-21
  • / 1738 Lexime

Një rast Pejgamberi a.s., ishte ulur me një të varfër, në ndërkohë erdhi një i pasur i cili nuk gjeti një vend tjetër për t’u ulur, përveç pranë të varfrit.

 

Kur u ul, ai tërhoqi rrobat e tij. Pejgamberi a.s., e vërejti këtë veprim dhe i tha: "Pse i tërhoqe rrobat, a ke frikë se ky i varfër do ta rrezikojë pasurinë tënde, apo ndoshta ke frikë se ti do t’ia rrezikosh varfërinë e tij?"

 

Në këto fjalë i pasur u pikëllua dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, si kompensim për atë që kam menduar, gjysmën e pasurisë sime do t’ia dhuroj këtij të varfëri."

 

Pejgamberi a.s., e pyeti të varfrin: "A e pranon dhuratën e këtij njeriu?"

 

I varfëri u përgjigj: "Jo, o i Dërguari i Allahut?"

 

"Pse?" - e pyeti Pejgamberi a.s.

 

"Kam frikë ta pranoj dhe të bëhem i pasur, e të bëhem arrogant ndaj krijesave të Zotit." - u përgjigj i varfëri.

 

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame