Friday 25-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

“Fillimisht falenderuan”, Turqia zhgënjehet nga Kirgizia

admin
  • Krijuar : 18-04-25
  • / 169 Lexime

Republika e Kirgizisë i përgjigjet ‘miqësisë’ së Turqisë duke njohur Qipron Jugore dhe duke e quajtur Turqinë “pushtuese”. Deputeti i Partisë IYI, Turhan Çömez, e komentoi këtë situatë duke thënë: “Kjo është pasojë e politikës së jashtme autoritare.”

 

Nga miqësia deri në këtë pikë…

Pesë shtete anëtare të Organizatës së Shteteve Turke, ku bën pjesë edhe Turqia, kanë hapur ambasada në Qipron Jugore. Një nga këto shtete është edhe Kirgizia, duke e vendosur kështu në qendër të vëmendjes marrëdhënien Turqi-Kirgizi. Turqia kishte falur borxhin prej 62.3 milionë dollarësh ndaj Kirgizisë. Për më tepër, kishte shpenzuar 35 milionë dollarë për të ndërtuar xhaminë më të madhe të Azisë Qendrore në kryeqytetin Bishkek. Presidentit kirgiz, Sadır Japarov, iu dhurua edhe makina elektrike turke TOGG.

Fillimisht falënderuan…

Në fillim, Kirgizia u përgjigj me falënderime për këto ndihma. Por katër muaj më vonë, ajo e njohu Qipron Jugore, e quajti Turqinë “pushtuese”, ndërsa Republikën Turke të Qipros së Veriut e cilësoi si “shtet të rremë”.


Reagimi i Turhan Çömez:

“Ndërkohë që në Turqi varfëria është e thellë, Erdogani sillet sikur po shpërndan dhurata dhe thotë ‘ja dhurova këto para Kirgizisë’. Dhe pastaj shohim që Kirgizia njeh Qipron Jugore. Kjo është politika e jashtme e një qeverie autoritare,” tha Çömez.


Xhamia në Bishkek, një investim prej 35 milionë dollarësh nga Fondacioni i Dijanetit turk, u përurua më 2 shtator 2018 me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan dhe kryetarit të Dijanetit, Ali Erbaş.

“Të tjerët përparojnë, ne ngelim pas…”

Çömez theksoi se Qiproja Jugore ka nënshkruar marrëveshje me Egjiptin për eksplorimin e rezervave të hidrokarbureve në Mesdhe, gjë që ai e lidh me projektin strategjik të Turqisë “Atdheu Blu”. Ai shtoi:

“Turqia humbi një aleat të rëndësishëm. Më 20 shkurt 2025, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa nënshkroi marrëveshje me Qipron Jugore. Ndërkohë që ne bëjmë lutje në xhaminë Emevi, të tjerët po bëjnë përparime strategjike në Siri dhe Qipro. Ndërsa grekët po armatosen, qeveria jonë ndërtoi një pallat 5 miliardë lirash në KKTC.”

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame