Friday 25-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Rümeysa Öztürk përballet me gjykatën në SHBA: Si është gjendja e saj aktuale?

admin
  • Krijuar : 19-04-25
  • / 149 Lexime

Studentja e doktoraturës në SHBA, Rümeysa Öztürk, u ndalua më 25 mars nga agjentë të ICE ndërsa po shkonte për iftar. Ajo është mbajtur në një qendër paraburgimi në Louisiana, ku sipas avokatëve të saj, kushtet janë çnjerëzore dhe të pasigurta. Ajo pretendon se u mbajt në një qeli për 14 persona me 24 të ndaluar të tjerë, pa dalje jashtë për ditë të tëra dhe me kujdes të kufizuar shëndetësor, pavarësisht se pësoi disa kriza astme.

Sipas avokatëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut si ACLU, Öztürk po përndiqet për shkak të qëndrimeve të saj pro-palestineze dhe për një opinion të publikuar në gazetën universitare “Tufts Daily”. Gjykata vendosi që ajo të transferohet nga Louisiana në Vermont deri më 1 maj dhe më 9 maj do zhvillohet seanca për kërkesën e saj për lirimin me kusht.

Ambasada turke në Uashington dhe universiteti Tufts kanë deklaruar se po e ndjekin nga afër rastin dhe kërkojnë që ajo të trajtohet në përputhje me të drejtat ligjore./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame