Friday 25-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Bashkësia Islame e Kosovës njofton datat e udhëtimit për Haxhin 2025

admin
  • Krijuar : 22-04-25
  • / 337 Lexime

Prishtinë – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes Drejtorisë për Haxh dhe Umre, ka njoftuar se besimtarët që këtë vit do të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit do të nisen – me lejen e Zotit – në datat 24, 25, 26 dhe 27 maj 2025.

Udhëtimi i tyre drejt vendeve të shenjta do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë ajrore Turkish Airlines, e cila do të jetë përgjegjëse për transportin e haxhinjve drejt Arabisë Saudite.

Po ashtu, Drejtoria për Haxh dhe Umre bën të ditur se kthimi i besimtarëve është parashikuar të ndodhë më 16, 17 dhe 18 qershor 2025.

"Lusim Zotin e Madhëruar që besimtarëve tanë t’ua lehtësojë dhe t’ua pranojë shkuarjen në Haxh!" – thuhet në njoftimin zyrtar./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame