Friday 25-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mahmud Abbas me deklaratë të paprecedentë kundër Hamasit: “Bij qensh”

admin
  • Krijuar : 24-04-25
  • / 389 Lexime

Në një kohë kur ka shenja të reja për përparim në bisedimet për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Hamasit gjatë një mbledhjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Duke folur në një ton të zemëruar, Abbas e quajti Hamasin “bijtë e qensh” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Ai kërkoi që Hamasi të çarmatoset dhe t’ia dorëzojë kontrollin e Gazës autoriteteve palestineze legjitime, në mënyrë që të përfundojë lufta me Izraelin.

Abbas gjithashtu akuzoi Hamasin se ka dhënë pretekst për sulmet e Izraelit mbi Gazën.

Kjo është hera e parë që Mahmud Abbas merr një qëndrim kaq të ashpër ndaj Hamasit që prej fillimit të luftës, rreth 18 muaj më parë. / BBC Türkçe

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame