Saturday 26-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Klerikët shqiptarë marrin pjesë në homazhet zyrtare në nder të Papa Françeskut

admin
  • Krijuar : 25-04-25
  • / 26 Lexime

Një delegacion i lartë nga Shqipëria, i përbërë nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, si dhe krerët e komuniteteve fetare në vend, mori pjesë në homazhet zyrtare të zhvilluara në Vatikan në nder të Papa Françeskut.

Në këtë ceremoni të veçantë, Shqipëria u përfaqësua denjësisht edhe nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me figura të tjera të rëndësishme fetare, përfshirë edhe Kardinalin shqiptar, Ernest Simoni Troshani.

Pjesëmarrja e përbashkët e liderëve fetarë dhe autoriteteve më të larta shtetërore në këtë ceremoni përkujtuese përçon një mesazh të fuqishëm të unitetit, respektit dhe harmonisë ndërfetare një model që e karakterizon dhe nderon shoqërinë shqiptare.

Vizita në Vatikan vjen si një dëshmi konkrete e përkushtimit të Shqipërisë për të promovuar paqen, dialogun dhe bashkëjetesën mes besimeve dhe popujve në nivel ndërkombëtar.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame