Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Qeveria miraton ligjin për Medresenë “Isa Beu”/ Një hap historik drejt barazisë në arsim

admin
  • Krijuar : 16-07-25
  • / 4513 Lexime

Në mbledhjen e sotme qeveritare, është miratuar propozim-ligji që rregullon statusin e shkollave të mesme fetare, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së Medresesë së mesme “Isa Beu”, e cila që prej themelimit në vitin 1984 ka funksionuar në kushte të pasigurisë juridike.

Me këtë vendim, Medreseja “Isa Beu” do të funksionojë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Arsimin e Mesëm, duke e forcuar më tej rolin e saj në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj në frymën islame. Paralelët e saj të shtrira në disa qytete do të vazhdojnë tashmë me më shumë mbështetje institucionale dhe siguri ligjore.

Ky zhvillim është një njohje e qartë e mundit dhe sakrificës së shumë gjeneratave që kanë kontribuar në mbajtjen gjallë të këtij institucioni përmes dekadave. Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt barazisë në arsim dhe respektimit të diversitetit fetar.

Shpresojmë që propozim-ligji të miratohet sa më parë edhe në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u dhënë kështu nxënësve të Medresesë ndjesinë e barazisë dhe përfshirjes së plotë në sistemin arsimor të vendit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame