Besimtarët myslimanë ashtu si në mbarë botën edhe në Shqipëri do të festojnë Kurban Bajramin ditën e dielë.
Por për besimtarët që ndodhen në Tiranë do të ketë një ndryshim. Ndryshe nga vitet e tjera, namazi i kësaj feste nuk do të falet si zakonisht në sheshin Skënderbeu por në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka njoftuar këtë, duke bërë të ditur se falja do të bëhet të dielën e darës 16.06.2024, në orën 06:00. Sikur duket ky vendim mund të jetë marrë pasi në qëndër të Tiranës është ndërtuar një fanzone ku do të ndiqen ndeshjet e Evropianit të futbollit, ku nesër do të luajë dhe Shqipëria.
Njoftimi i plotë:
Programi i Kurban Bajramit
05:30 - Hapja e programit, Ejup Lila
05:35 - Lexim Kurani nga imami i xhamisë ‘Et’hem Bej’, z. Elton Karaj
05:40 - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05:50 - Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:00 - Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 - Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!