Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po merr pjesë në konferencën e 9-të të Ministrive dhe Institucioneve të Çështjeve Fetare Islame në Mekë, Arabinë Saudite. Ky aktivitet mbahet me ftesë të veçantë nga Ministri i Çështjeve Fetare Saudite, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh. Tema e konferencës është "Roli i Ministrive të Çështjeve Fetare në Promovimin e Parimeve të Mesatarizmit dhe Konsolidimin e Vlerave të Tij".
Gjatë punimeve, Kryetari Spahiu mbajti një kumtesë ku theksoi rëndësinë e referimit te dijetarët specialistë për çështjet fetare dhe rrezikun e fetvasë pa dije, duke theksuar se fetvaja kërkon kujdes dhe shqyrtim për të siguruar drejtësi dhe ruajtjen e fesë.
Konferenca mblodhi drejtues të lartë institucionesh fetare, studiues dhe akademikë nga shumë vende të botës./bota-islame.com
Tags :
Bota Islame
Islam
Feja Islame
Kuran
Hadith
Qabja
Islami Tradicional
Histori Islame
Profeti Muhammed