Friday 25-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Marka e njohur e këpucëve dënohet për përdorimin e “lëkurës së derrit”

admin
  • Krijuar : 21-04-25
  • / 143 Lexime

New Balance, një markë e njohur sidomos për këpucët sportive, është gjobitur për faktin se nuk ka informuar konsumatorët se disa modele të këpucëve të saj përmbanin “lëkurë derri”. 

Këshilli i Reklamave pranë Ministrisë së Tregtisë në Turqi i ka vendosur një gjobë të madhe kompanisë New Balance për shkak se në disa modele këpucësh të shitura në Turqi është përdorur lëkurë derri, pa e specifikuar këtë qartë në përshkrimet e produkteve.

Sipas hetimeve të kryera nga Këshilli, në faqen zyrtare të New Balance me prapashtesën “com.tr”, modelet e këpucëve me kodet “W990GL6”, “M2002RST”, “U9060BLK” dhe “U991LG2” janë përshkruar vetëm me terma të përgjithshëm si “suede” (lëkurë e butë), “rrjetë” ose “material sintetik”, pa përmendur lëkurën e derrit.

Megjithatë, në faqet ndërkombëtare të markës, për të njëjtat produkte është vërejtur se është përdorur termi “pigskin suede” (lëkurë derri e butë).

THEKSI TEK “NDJESHËRITË FETARE”

Në vlerësimin e bërë nga autoritetet, u theksua se sipas legjislacionit përkatës, përbërësit që mund të mashtrojnë konsumatorët ose të bien ndesh me ndjeshmëritë fetare, duhet të deklarohen qartë. U rikujtua gjithashtu se kompania ishte paralajmëruar edhe më herët për arsye të ngjashme dhe i ishte aplikuar një masë administrative.

Për shkeljen e rregullave, ndaj kompanisë NBI Giyim A.Ş. u vendos një gjobë prej 1 milion e 730 mijë lira turke (39.000 €) dhe u urdhërua ndalimi i reklamave të rreme. Kompania ishte ndëshkuar edhe në gusht të vitit 2024 për të njëjtin shkak.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame